Dell SE2425HM është një monitor profesional 23.8 inch Full HD IPS, i ndërtuar për përdorim të përditshëm, ambient zyre, biznes, kamera sigurie dhe multimedia, duke ofruar një kombinim perfekt mes cilësisë së figurës, komoditetit për sytë dhe dizajnit modern.
Me ekran 23.8” Full HD (1920 × 1080), ky model sjell imazh të pastër, detaje të mprehta dhe ngjyra të sakta, ideale për dokumente, Excel, internet, programe biznesi dhe përdorim të gjatë gjatë ditës. Paneli IPS siguron kënde të gjera shikimi 178°, kështu që figura mbetet e qartë dhe e qëndrueshme nga çdo pozicion.
Një nga avantazhet kryesore të këtij monitori është refresh rate 100Hz, që ofron lëvizje shumë më të butë dhe eksperiencë vizuale më të këndshme krahasuar me monitorët standard 60Hz. Kjo e bën ideal jo vetëm për punë zyre, por edhe për navigim të shpejtë, multitasking dhe përdorim më dinamik.
Me response time 5ms, lëvizjet shfaqen të pastra dhe pa vonesa, ndërsa teknologjia ComfortView Plus dhe Anti-Glare ndihmon në reduktimin e lodhjes së syve gjatë përdorimit për orë të gjata.
Monitori vjen me lidhje HDMI dhe VGA, duke e bërë kompatibël si me desktop modern ashtu edhe me pajisje më të vjetra, DVR/NVR, laptop dhe sisteme POS.
Dizajni 3-sided bezel-less i jep një pamje elegante dhe profesionale, perfekte për tavolina pune moderne dhe setup dual monitor. Produkt New, me 12 muaj garanci.
Vlersime
Clear filtersNuk ka vlersime.