Ky Gaming PC Custom Build është një makineri e vërtetë powerhouse për lojëra, krijim përmbajtjeje dhe aplikacione profesionale intensive. Procesori Ultra 9-285K me 24 bërthama dhe 5,70 GHz Turbo Boost ofron performancë ekstreme për renderime 3D, simulime të avancuara dhe multitasking pa asnjë vonesë. Çdo proces i madh dhe projekt kompleks menaxhohet lehtësisht, duke e bërë të përshtatshëm për arkitektë, inxhinierë, dizajnerë dhe krijues dixhitalë.
Memoria 64 GB DDR5 siguron hapje të shpejtë të aplikacioneve dhe menaxhim të skedarëve masiv, ndërsa SSD 1 TB NVMe garanton ruajtje super të shpejtë të të dhënave dhe ngarkim instat të lojërave dhe programeve profesionale. Karta grafike NVIDIA RTX 4090 me 24 GB memorie mundëson lojëra në 4K me grafikë maksimale, vizualizime arkitektonike, animacione komplekse në Blender dhe Lumion, si dhe editim të avancuar video në Premiere Pro dhe After Effects pa kompromis.
Ky sistem i fuqishëm është gjithashtu i gatshëm për krijim të përmbajtjes dixhitale, vizualizime profesionale dhe projekte intensive CAD, duke mbështetur edhe programet më të kërkuara si AutoCAD, Revit, SolidWorks dhe software për animacione dhe renderime profesionale. Gaming PC Custom Build kombinon fuqinë e procesorit, shpejtësinë e RAM dhe SSD, dhe grafikat e avancuara, duke ofruar një eksperiencë të pakrahasueshme për çdo gamer, streamer ose profesionist që kërkon maksimumin e performancës.
Shqyrtime
Clear filtersEnde pa shqyrtime.