Ky Gaming PC është një konfigurim i nivelit entuziast, i ndërtuar për përdoruesit që kërkojnë performancën më të lartë në gaming, inteligjencë artificiale, krijim përmbajtjeje dhe aplikacione profesionale. Me komponentë të gjeneratës së fundit, ai ofron fuqi të jashtëzakonshme për çdo detyrë, nga lojërat AAA deri te projektet më komplekse të punës. Kur hardueri është kaq i fuqishëm, justifikimet “po më ngeci kompjuteri” dalin në pension.
I pajisur me Intel® Core™ Ultra 9 285, 64GB DDR5 RAM, 2TB NVMe SSD dhe kartën grafike NVIDIA® GeForce RTX 5080 16GB, ky sistem garanton shpejtësi maksimale në multitasking, ngarkim të menjëhershëm të aplikacioneve dhe performancë të shkëlqyer në gaming me cilësime Ultra. Kombinimi i memories DDR5 dhe SSD-së NVMe siguron transferim shumë të shpejtë të të dhënave dhe një eksperiencë të rrjedhshme edhe në ngarkesat më intensive.
Ky kompjuter është zgjedhja ideale për gamerë profesionistë, streamer, video editorë, dizajnerë grafikë, 3D artistë, arkitektë, inxhinierë, programues, AI developers dhe krijues përmbajtjeje që përdorin programe si Adobe Photoshop, Premiere Pro, After Effects, DaVinci Resolve, Blender, AutoCAD, Revit, 3ds Max, Unreal Engine dhe aplikacione të tjera që kërkojnë fuqi të lartë procesimi dhe grafikë të avancuar.
Nëse kërkoni një kompjuter që të përballojë pa kompromis gaming në 1440p, 4K dhe madje edhe skenarë të avancuar të krijimit të përmbajtjes apo AI workloads, ky konfigurim është ndërtuar për të ofruar performancë të klasit premium për shumë vite, duke kombinuar shpejtësinë, besueshmërinë dhe potencialin e platformës më të fundit.

Gaming PC
Mini PC
Office PC
Server
Workstation PC
All-in-One
Business
Gaming
2 në 1
Aksesorë Apple
iMac
iPad
iPhone
Mac Mini
MacBook
Barcode Reader
Kamera Sigurie
Kasë Lekësh
Projektorë
Pajisje Rrjeti
Gaming Monitor
Office
TV
Aksesorë Gaming
Karikues
Kufje
Webcam
Powerbank
Mikrofon
Altoparlantë
Tastiera
Memorie të jashtme
Adapter
Bateri për Laptop
Furnizim (PSU)
Karta Grafike
Kasa PC
Motherboard
SSD/HDD
Cooler
Inkjet
Laser
Termik
Smartwatch
Tablete
Telefonë



Shqyrtime
Clear filtersEnde pa shqyrtime.